• e hënë, 23 dhjetor 2024

Filkov-Gir: Zbatimi i agjendës reformuese është prioritet i shtetit

Filkov-Gir: Zbatimi i agjendës reformuese është prioritet i shtetit

Shkup, 7 korrik 2024 (MIA) - Gjendja me hapat reformues aktual dhe të planifikuar në gjyqësi, proceset eurointegruese, Strategjia për reforma në gjyqësi 2024-2028, gjendja me Këshillin Gjyqësor, burgjet, si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ishin tema të bisedës në takimin e sotëm të ministrit të Drejtësisë Igor Filkov  me shefin e delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir.

"Në lidhje me agjendën legjislative që duhet të zbatohet në periudhën e ardhshme, është planifikuar të hapet një debat i gjerë publik për të gjithë aktorët në të cilin do të dëgjohen mendimet e ekspertëve dhe publikut të gjerë për të arritur në zgjidhjet më të mira reformuese për realizimin e qëllimeve programore të Qeverisë", thuhet në kumtesën e Ministrisë së Drejtësisë.

Ministri Filkov tregoi se në 10 ditët e fundit pas marrjes së detyrës është informuar dhe plotësisht i njohur me procesin e negociatave në seksionin e Kapitullit 23 "Drejtësia dhe të Drejtat Themelore", Plani i Rritjes dhe 7 qëllimet e Agjendës së Reformës, përfshirje të organizatave joqeveritare në diskutime, si dhe aktivitete lidhur me realizimin e tre projekteve aktuale, një nga BE-ja dhe dy nga USAID.

Filkov theksoi vendosmërinë se zbatimi i agjendës së reformave është prioritet i shtetit, ndërsa mbështetja nga BE-ja mbetet thelbësore për stabilitetin e vendit me shpresën për vazhdimin e bashkëpunimit dypalësh në frymën e vlerave të përbashkëta.

Delegacioni i BE-së i kryesuar nga ambasadori evropian Gir përshëndeti angazhimin në agjendën e reformave dhe theksoi mbështetjen maksimale për procesin e integrimit evropian, si dhe gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe ofrimin e të gjithë asistencës së nevojshme për zbatimin e agjendës kyçe të reformave. sa/

Foto: Ministria e Drejtësisë 

QËNDRONI TË LIDHUR