• e hënë, 23 dhjetor 2024

Andonovski: Ndarja e MSHIA-së nuk ishte vendim politik, digjitalizimi është vendosur si synim strategjik i Qeverisë

Andonovski: Ndarja e MSHIA-së nuk ishte vendim politik, digjitalizimi është vendosur si synim strategjik i Qeverisë

Shkup, 8 korrik 2024 (MIA) - Ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski tha se ndarja e Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës në Ministrinë e Transformimit Digjital dhe Ministrisë së Administratës Publike ishte e nevojshme dhe se nuk bëhet fjalë për një vendim politik me të cilin ZNAM merr më shumë një vend ministror.

"Propozuesi i këtij ligji është kryeministri Mickoski, dhe mendoj se në idenë e tij më së miri mund ta shpjegojë arsyen e ekzistimit të këtyre ministrive, por mund t'ju them se që nga nëntori, kur filluam përgatitjen e programit zgjedhor, qëndrimi i tij ishte që administrata të ndahet nga transformimi digjital dhe fokusi të jetë në Ministrinë e Transformimit Digjital, kështu që nuk do të thosha se ishte vendim politik", tha Andonovski sonte në emisionin "360" të RTM-së.

Ministri Andonovski thotë se pikërisht elementi strategjik që i është dhënë Ministrisë së tij kërkon fokus më të madh.

"Ideja jonë ishte që departamentet kyçe, strategjike dhe digjitalizimi të vendoset si prioritet strategjik i kësaj Qeverie, duhet të ketë departamentin e vet në mënyrë që ajo funksionalisht, plotësisht, t'i përkushtohet detyrës që i është dhënë sepse shembujt treguan se që nga bashkimi i administratës me shoqërinë informatike, ato u ndanë në të kaluarën, fokusi u zhvendos ekskluzivisht te administrata. Dhe kjo pjesë e transformimit digjital është neglizhuar", thekson Andonovski.

Ai bën të ditur se deri në shtator do të jetë gati draft versioni i strategjisë së sigurisë kibernetike.

Në raport me mediat, Andonovski njofton një politikë gjithëpërfshirëse mediatike që do të përmbajë një strategji për zhvillimin e sektorit mediatik në drejtim të gjetjes së kushteve dhe standardeve minimale të përshtatshme për media. sa/

Foto: Ministria e Transformimit Digjital

QËNDRONI TË LIDHUR