• e martë, 26 nëntor 2024

Nata e tretë e protestave dhe trazirave në Francë

Nata e tretë e protestave dhe trazirave në Francë

Paris, 30 qershor 2023 (MIA) - Në natën e tretë me radhë në shumë qytete franceze kishte trazira për shkak të vdekjes së një djali 17-vjeçar, i cili ishte qëlluar nga një polic.

Policia mbrëmë arrestoi të paktën 420 persona prej të cilëve 242 në rajonin e Parisit. 

Në periferinë parisiene Napter, ku ishte qëlluar djaloshi, protestuesit u përleshën me policinë, me çka janë arrestuar 19 persona. 

Edhe në Marsej qindra protestues u përleshën me policinë, përderisa në Lil, Lion dhe Bordo ishin shpërndarë forca speciale të policisë. 

Ministri i Punëve të Brendshme, Zherald Darmanen më parë deklaroi se për shkak të protestave janë shpërndarë 40.000 policë në mbarë Francën. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR