• e hënë, 23 dhjetor 2024

Nënshkruhet kontrata e përgjithsme kolektive, 130 mijë të punësuar në sektorin publik nga shtatori me 10 për qind paga më të larta

Nënshkruhet kontrata e përgjithsme kolektive, 130 mijë të punësuar në sektorin publik nga shtatori me 10 për qind paga më të larta

Shkup, 18 korrik 2023 (MIA) – Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovana Trençevska dhe kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafillov, sot pas 15 viteve nënshkruan kontratë të re të përgjithshme kolektive për rritje të qëndrueshme të pagave në sektorin publik.

Në përputhje me Kontratën e përgjithshme kolektive, nga shtatori 130 mijë të punësuar në sektorin publik nga shtatori do të marrin rritje të pagave prej 10 për qind, pagesë të K-15 deri në fund të vitit në lartësi prej 10 mijë denarëve. Në Kontratën e përgjithshme kolektive qëndron dispozita që pagesa e К-15 nga viti 2024 të jetë së paku 30 për qind të lartësisë së pagës mesatare. Është kontraktuar metodologjia e re për përllogaritjen e pagave për të punësuarit në sektorin publik do të fillojë nga marsi i vitit 2025.

Trençevska shprehu kënaqësinë që të gjithë së bashku, sindikatat, punëdhënësit dhe Qeveria respektivisht anëtarët e Këshillit ekonomiko-social, kanë miratuar zgjidhje sistemore dhe të qëndrueshme për rritjen e pagave për të punësuarit në sektorin publik. Sipas saj, ky është një hap i rëndësishëm në drejtim të avancimit të të drejtave të punëtorëve dhe vërtetim se për këtë Qeveri dialogu social është veçanërisht i rëndësishëm.

“Si Qeveri dhe Ministri kompetente për çështjen nga fusha e punës, dialogun në shoqëri e ngritëm në nivel më të lartë për arsye se për çështjet e rëndësishme duhet të bisedohet së bashku dhe në mënyrë të hapur. Përmes diskutimit me partnerët socialë e miratuam metodologjinë për harmonizimin e pensioneve, vendimin për pagën minimale dhe rritjen e vazhdueshme të saj, ndërsa sot e zyrtarizuam vendimin për rritjen e pagave e të punësuarve në sektorin publik, dhe jo vetëm, por edhe metodologjinë që siguron rritje të vazhdueshme të pagave. Marrëveshja e përgjithshme kolektive rregullon edhe çështje të tjera që janë në drejtim të avancimit dhe mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve, vlerësimin e punës së punëtorit”, deklaroi ministrja Trençevska.

Theksoi se si Qeveri vazhdojnë që së bashku përmes dialogut të miratojnë zgjidhje sistemor që janë të drejta dhe japin rezultate në periudhë afatgjate.

Kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafillov tha se me Kontratën e përgjithshme kolektive përfundon procesi i cili ka zgjatur tre vite, ndërsa 15 vite pas nënshkrimit të kontratës së fundit kolektive për sektorin publik.

“Është përmirësuar një padrejtësi ndaj të punësuarve në sektorin publik. Kontratat do të thotë se më 1 shtator të punësuarit marrin 10 për qind pagë më të lartë, dhe regres për pushim vjetor prej 10.000 denarë deri në fund të këtij viti, ndërsa vitin e ardhshëm do të jetë 30 për qind të pagës mesatare”, theksoi Trendafillovi.

Bëri të ditur se të punësuarit në shëndetësi, arsim, armatë, polici dhe sektorët tjerë, për herë të parë do të marrin regres për pushim vjetor. Kontrata e përgjithshme kolektive parashikon edhe benefite të tjera – eliminon ndikime politike gjatë përcaktimit të pagave, të drejtën e shpërblimit jubilar për 10, 20, 30, 40 vite stazh, ditë plotësuese pushim të paguar...

Në konferencën për media në Qeveri zëvendëskryeministri për çështje ekonomike dhe koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve Fatmir Bytyqi, theksoi se me sigurimin e pagës konkurrente ndërtohet një sektor i fuqishëm dhe profesional publik që do t’u shërbejë në mënyrë efikase dhe efektive qytetarëve dhe do të marrë pjesë aktive në krijimin e mjedisit të volitshëm afarist për rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.

“Arritëm të përmbyllim lëshimin sistemor për motivim politik dhe instrumentalizim të pagave në sektorin publik. Vendosim barrierë sistemore që do të mbrojë dinjitetin e të punësuarve nga kalkulimet e ndryshme politike dhe keqpërdorimet e pozitës së tyre. Sigurojmë bazë të fuqishme institucionale të parashikueshmërisë së pritshmërie të të punësuarve, kornizë të qartë për atë se çfarë mund të presin saktësisht në raport me arkëtimet, cilin maksimum mund ta arrijnë nëse përparojnë në karrierë”, theksoi Bytyqi.

Vizatohet një vijë e qartë e përkufizimit mes politikës dhe pagave të atyre që duhet t’u shërbejnë profesionalisht qytetarëve, tha zëvendëskryeministri, sektori publik përmbushet me atmosferë sigurie, stabiliteti dhe parashikimi, në të cilin të punësuarit do të ndjehen të vlerësuar, të motivuar dhe të kompensuar në mënyrë korrekte për ushtrimin e detyrave të punës dhe mbrojtjen e interesit publik.

“Kjo kontratë paraqet reflektim të përpjekjeve të Qeverisë, sindikatave dhe punëdhënësve përmes dialogut social që të krijohen kushte për stabilitet ekonomik dhe social të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe realizimit të vlerës së saj rrënjësore, e kjo është që të jetë shtet social”, është decid zëvendëskryeministri Bytyqi.

Për herë të parë nga pavarësia e shtetit, bëri të ditur ai, bëhet një hap sistemor përpara në vendosjen e metodologjisë së rritjes së pagave që në vete do të përfshijë indeksimin e pagave sipas formulës pagë mesatare bruto e shumëzuar sipas koeficientit të kompleksitetit që do të hyjë në fuqi nga marsi i vitit 2025.

Zgjidhja e dytë sistemore është vendosja edhe në pjesën e pagesës së regresit për pushim vjetor, respektivisht K-15 që në vitin e ardhshëm do të arrijë së paku 30 për qind të pagës mesatare neto.

“Me qëllim që vitin e ardhshëm standardi jetësor i të punësuarve në sektorin publik të jetë i mbrojtur nga vala eventuale inflatore në përputhje me Kontratën kolektive parashikohet që nëse inflacioni tejkalon 3 për qind, atëherë do të marrim rritje të pagës që do të jetë ekuivalente në pikë procentuale të devijimit të saj të lart nga ato 3 për qind bazik. Ose, në mënyrë ilustruese – nëse inflacioni arrin 7 për qind, atëherë rritja e pagave do të arrijë 4 për qind”, sqaroi Bytyqi.

Pagat më të larta në administratën publike, sipas tij, janë kyçe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve që realizohen ndaj qytetarëve dhe sektorit të biznesit, nxitjen e produktivitetit dhe novatorizmit, uljes së korrupsionit, promovimit të rritjes ekonomike, tërheqjen e profesionistëve dhe demonstrim të vlerave dhe përkushtimit në mbrojtjen dhe avancimin e interesit publik.

Ministri i Financave, Fatmir Besimi e vlerësoi kontratën si sukses historik, me të cilin vendoset bazë e shëndoshë dhe solide për dialog ekonomiko-social ndërmjet Qeverisë dhe të punësuarve në sektorin publik.

“Për 130 mijë të punësuar përmirësohen statusi dhe kushtet për punë, e me këtë do të përmirësohen edhe shërbimet që u ofrohen sektorit privat dhe qytetarëve. Qëllimi është që të përmirësohen kushtet për të punësuarit në sektorin publik dhe shërbimet që i ofrojnë. Me marrëveshjen e arritur forcohet pavarësia e sektorit publik nga ndikimet politike, ndërsa pagat do të rregullohen në mënyrë sistemore”, tha Besimi, duke shtuar se arrihet në kohën e krizave serioze – ekonomike, kovid, financiare, të sigurisë.

Një pjesë e sindikatave që merr pjesë në bisedimet për Kontratën e përgjithshme kolektive, megjithatë sot nuk vendosën nënshkrim në Kontratën. 

Фото/видео: Влада

QËNDRONI TË LIDHUR