• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në ueb faqet e MSHIA-s dhe Agjencisë për administratë pyetjet për provimet për nëpunës administrativ edhe në gjuhën shqipe

Në ueb faqet e MSHIA-s dhe Agjencisë për administratë pyetjet për provimet për nëpunës administrativ edhe në gjuhën shqipe

Shkup, 21 tetor 2023 (MIA) - Në ueb faqet e Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë (MSHIA) dhe Agjencisë për administratë për herë të parë edhe në gjuhën shqipe janë të qasshme pyetjet për pjesën profesionale të provimit për nëpunës administrativ, si dhe pyetjet për pjesën teorike dhe praktike për menaxhim administrativ.

Siç ka bërë të ditur në një konferencë për media ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, nga data 16 tetor 2023, qytetarët shqiptarë mund të realizojnë edhe një tjetër të drejtë ligjore, të përgatiten dhe të japin dy provimet për nëpunës administrativë në gjuhën shqipe.

"Mundësia e realizimit të së drejtës ligjore për qytetarët shqiptarë për t'u punësuar dhe për t'u avancuar në administratë, por edhe mbi njohuritë dhe aftësitë e tyre në gjuhën amtare, mungoi për gati dy dekada. Përdorimi i gjuhës amtare gjatë dhënies së provimeve do të sigurojë që qytetarët shqiptarë t'i kuptojnë plotësisht pyetjet dhe informacionet që nënkupton mundësinë të përgjigjen me saktësi", tha Aliu.

Kjo, thekson ministri, është një tjetër hap i rëndësishëm drejt multikulturalizmit në vend dhe respektimit të diversiteteve.

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR