Në Shkup sanksionohen 154 vozitës
- Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (03.01.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.
- Post By Sara Ademi
- 10:10, 2 mars, 2024
![Në Shkup sanksionohen 154 vozitës](https://mia.mk/images/20240302101051_big_730x400_95.webp )
Shkup, 2 mars 2024 (MIA) - Sektori i Punëve të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (03.01.2024) ka vazhduar me kontrolle në fushën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 masa, nga të cilat 25 sanksione për drejtim automjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 11 masa për drejtim automjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për kalim të sinjalistikës së mbyllur - semafor i kuq, nëntë masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë sanksione për mospërdorimin e rripit të sigurimit.
"Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta", thonë nga MPB. sa/
foto: Arkivi i MIA-s