• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ka vazhduar debati i komisionit parlamentar për ribalancin e buxhetit

Ka vazhduar debati i komisionit parlamentar për ribalancin e buxhetit

Shkup, 27 korrik 2024 (MIA) - Komisioni parlamentar për financim dhe buxhet ka vazhduar debatin për ribalancin e Buxhetit. Diskutimi ka filluar me deputetin e LSDM-së, Mitko Trajçuleski nga LSDM i cili edhe një herë shprehu qëndrimin e partisë - se me ribalancin nuk janë paraparë mjete për rritje të pagës minimale, për pagat e punëtorëve të shëndetësisë dhe arsimit, armatën dhe policinë.

Siç ka thënë Trajçuleski, me ribalancin suspendohen marrëveshjet kolektive dhe të gjitha kërkesat e sindikatave dhe nuk ka para as për punëtorët dhe familjet e tyre.

"Ribalanci tregon se Qeveria është konfuze dhe pa një vizion të qartë për zhvillimin e shtetit. Me ribalancin qytetarët marrin borxhe të reja, borxhi publik është rritur, ka edhe rritje të deficitit", nënvizon Trajçuleski.

Sipas tij, Qeveria po përdor alibinë klasike “nuk ka para”, pas së cilës, siç thotë ai, qëndron mungesa e kapaciteteve për të dhënë rezultate dhe politika reformuese.

"Shpresoj se ky është vetëm një fillim i keq dhe se Qeveria do të fillojë të veprojë në interes të qytetarëve", theksoi deputeti i opozitës, duke shtuar se LSDM-ja mbështet përkrahjen ndaj komunave për ndërtimin e projekteve infrastrukturore.

Kjo është dita e tretë e debatit për ribalancin e Buxhetit. Debati i përgjithshëm për ribalancin e buxhetit zgjat maksimum tre ditë, kurse ajo për amendamentet ku janë dorëzuar 58 amendamente, gjashtë ditë. Pardje, në ditën e parë të seancës, ministrja Gordana Dimitrieska-Koçoska shpjegoi ribalancin, duke theksuar se është krijuar konform me gjendjen e konstatuar në buxhet. Siç tha Dimitrieska- Koçoska janë siguruar mjete për gjithçka që duhet të paguhet konform ligjit.

Të hyrat e përgjithshme në ribalancin e buxhetit janë planifikuar në 318,2 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 362,8 miliardë denarë. Rritja e PBV-së është parashikuar në 2.1 për qind, inflacioni në nivelin 3.5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në 4.9 për qind.

foto: print skrin

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR