• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Ndërroi jetë edhe një pacient nga zjarri në diskotekën në Koçan, numri i viktimave u rrit në 60

Ndërroi jetë edhe një pacient nga zjarri në diskotekën në Koçan, numri i viktimave u rrit në 60

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) – Ndërroi jetë një pacient nga zjarri në diskotekën në Koçan, i cili ishte dërguar për mjekim në Lituani. Ai është viktima e 60-të në tragjedinë në Koçan. 

Informacionin sot në mëngjes për MIA-n e konfirmoi Igor Nikollov, i cili është koordinator për gjendjen e pacientëve të lënduar të cilët janë në mjekim jashtë vendit. 

Një pjesë e mediave transmetojnë se bëhet fjalë për udhëheqësin e diskotekës "Puls" në Koçan, Aleksandar Karadakoksi. 

Për sot në orën 13, siç paralajmëroi Nikollov, mbledhje do të mbajë edhe Shtabi i Krizës pas çka priten më shumë hollësi. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR