• e enjte, 10 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Arrestohet vozitësi, i cili me moped goditi një fëmijë dhe iku

Arrestohet vozitësi, i cili me moped goditi një fëmijë dhe iku

Shkup, 4 prill 2025 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme kumtoi se dje e ka arrestuar vozitësin, i cili me moped goditi fëmijën dhe iku dhe se do të parashtrohet kallëzim penal ndaj tij.

Ngjarja ndodhi më 02.04.2025 në orën 14.05 në udhëkryqin e rr."Ferid Bajram" dhe rr."Alpi" në Shkup, kur një moped goditi një fëmijë tetëvjeçar dhe u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa fëmijës iu konstatuan lëndime trupore në SPQ "Sh. Naum Ohridski".

MPB-ja kumtoi se pas masave të ndërmarra, nëpunësit policorë të SPB Shkup e gjetën vozitësin Ç.Т. (63) nga Shkupi dhe kundër tij do të parashtrohet kallëzim penal sipas nenit 297 të Kodit Penal për rrezikimin e sigurisë në komunikacion, neni 297А nga Kodi Penal për vozitje të pakujdesshme dhe nenit 301 nga Kodi Penal për mosdhënie ndihmë personit të lënduar në aksident komunikacioni, me procedurë të shpejtë.

"Lidhur me videon që u publikua në rrjetet sociale ku shihet një moped që godit një fëmijë dhe largohet nga vendi i ngjarjes, Ministria e Punëve të Brendshme e njofton opinionin se janë ndërmarrë masa dhe veprime adekuate dhe vozitësi është gjetur dhe kundër tij do të ngritet kallëzim penal", njofton MPB-ja. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR