• e premte, 11 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Siljanovska - Davkova në Sofje në "Akaba Proces Ballkan", është paraparë takim me Rumen Radevin

Siljanovska - Davkova në Sofje në

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) - Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova sot do të marrë pjesë në mbledhjen e shefave të shteteve dhe qeverive në "Akaba Proces Ballkan III" në Sofje. 

Siç njoftoi raportuesi I MIA-s nga Sofja, vizita realizohet me ftesë të presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev dhe mbretit të Jordanisë, Abdullahu i Dytë.

Presidentja e Maqedonisë së Veriut do të mbajë fjalim në sesionin e parë të mbledhjes i titulluar 'Identifikimi dhe kuptimi i kërcënimeve'. 

Gjatë vizitës, janë paraparë edhe takime dypalëshe të presidentes Siljanovska-Davkova me presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev dhe me mbretin e Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, Abdullahu i Dytë

Në takim, shefat e shteteve, përfaqësues të qeverive, organizata ndërqeveritare dhe joqeveritare do të bisedojnë për çështjet e sigurisë me fokus në Ballkan. 

Forumi “Akaba Proces Ballkan III” është vazhdimësi e takimeve paraprake në këtë temë, të mbajtura në kuadër të nismës – në vitin 2016 në Akaba, Jordani dhe në vitin 2018 në Tiranë, Shqipëri. 

Qëllimi i forumit në Sofje është që liderët shtetërorë nga Evropa Juglindore, bashkë me përfaqësues të qeverive, institucione dhe partnerë në “Procesin Akaba”, ta analizojnë arkitekturën e sigurisë në Ballkan, të bisedojnë për mekanizmat rajonalë për shkëmbim të informacioneve dhe t’i koordinojnë përpjekjet në luftën kundër emigrimit ilegal, terrorizmit, radikalizimit dhe ekstremizmit. 

“Procesi Akaba” është seri e takimeve ndërkombëtare për herë të parë të iniciuara nga mbreti Abdulla i Dytë në vitin 2015. Qëllimi i tyre është që ta ruajnë koordinimin ndërkombëtar dhe rajonal dhe bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, ideologjitë ekstremiste dhe radikalizimit përmes qasjes gjithëpërfshirëse. Që të nxitet dialogu i hapur mes pjesëmarrësve në takimet e procesit Akaba, diskutimet mbahen në ambient joformal. 

Претседателката Гордана Сиљановска Давкова оствари средба со бугарскиот претседател Румен Радев на маргините на Конференцијата за климатски промени – COP 29 во Баку, Азербејџан. Во разговорот

Përndryshe, takimi i fundit ndërmjet Siljanovska – Davkoba dhe Radev ishte në margjinat e Konferencës për Ndryshime Klimatike – KOP29 në Baku, Azerbajxhan, vitin e kaluar në nëntor. 

Atëherë nga Kabineti i presidentes informuan se ishte biseduar për nevojën e avancimit të marrëdhënieve maqedonase-bullgare, për tejkalimin e çështjeve të hapura mes të dyja shteteve, si dhe për mundësitë për thellimin dhe dinamizmin e bashkëpunimit dypalësh në shumë sfera me interes të përbashkët. 

Presidenti bullgar Radev, foli për nevojën e zgjidhjes së shpejtë të çështjeve të hapura, si dhe për nevojën e vendosjes së marrëdhënieve të mira në të gjitha sferat me interes të ndërsjellë për mirëkuptim më të lehtë mes vete. fc/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR