• e hënë, 23 dhjetor 2024

Sanksionohen 123 shoferë në Shkup, 22 për vozitje të shpejtë

Sanksionohen 123 shoferë në Shkup, 22 për vozitje të shpejtë

Shkup, 27 korrik 2024 (MIA) - Gjithsej 123 shoferë janë dënuar gjatë ditës së djeshme në territorin e Qytetit të Shkupit në kontrollet në sferën e komunikacionit. 

Siç informoi sot MPB, 22 shoferë ishin dënuar për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 14 sanksione për drejtimin e automjetit pa patentë shoferë, shtatë ngisnin automjetin nën ndikimin e alkoolit, pesë gjoba për kundërvajtje të cilat i kryejnë shoferët e motoçikletave...

"Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion t’u përmbahen rregullave  dhe rregulloreve në trafik me qëllim të rritjes së sigurisë në rrugë", qëndron në kumtesën e MPB-së. fc/
 

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR