• e hënë, 07 tetor 2024

Në një sulm të madh rus është shkatërruar një nga elektranat më të mëdha në Ukrainë

Në një sulm të madh rus është shkatërruar një nga elektranat  më të mëdha në Ukrainë

Kiev, 11 prill 2024 (MIA) - Një nga elektranat më të mëdha në Ukrainë është shkatërruar në një sulm masiv raketor rus, lajmëroi Skaj Njus. Siç transmeton Interfaksi ukrainas, duke iu referuar një funksionari të lartë në elektroindustri, është shkatërruar tërësisht termocentrali Tërpilska.

Elektrana ndodhet jo larg Kievit, dhe prodhon rreth 57 për qind të energjisë së nevojshme për furnizim të rajonit të Kievit me energji elektrike. Sulmi raketor rus u krye herët në mëngjes me raketa dhe fluturake pa pilot, ndërsa cak i forcave ruse ishte infrastruktura energjetike ukrainase.

Centrenergo, kompani e cila menaxhon me termocentralin, tha se centrali është "tërësisht i paaftë", duke shtuar se nuk ka raste të vdekjes mes punëtorëve të cilët ishin në orar gjatë sulmit.

Centrenegro vlerësoi se incidenti është "ditë e zezë" në historinë e kompanisë. Andrej Gota, kryetar i Këshillit mbikëqyrës, tha: "përmasat e shkatërrimit janë frikësuese".

‼️🇷🇺🚀🇺🇦💥 Another video of the Tripolskaya Power Plant that was hit this morning in the Kiev region. #Ukraine pic.twitter.com/xNgaBqzmxq

— Maimunka News (@MaimunkaNews) April 11, 2024

Zjarri i madh e kaploi fabrikën për turbina, ndërsa shërbimet adekuate po tentojnë ta lokalizojnë zjarrin, transmetoi Interfaks Ukraina.

Trafostacionet dhe elektranat e tjera janë shkatërruar në së paku pesë rajone ukrainase, ndërsa më së paku 200.000 njerëz në rajonin Harkov mbetën pa rrymë.

Ministria ruse e Mbrojtjes kumtoi se gjatë natës i ka goditur objektet për naftë, gaz dhe energji elektrike në "sulme masive" në Ukrainë. Moska kumtoi se ka shfrytëzuar armë precize me rreze të gjatë veprimi dhe fluturake pa pilot në sulme.

"Si rezultat i asaj, puna e ndërmarrjeve nga industria ushtarake ukrainase është çrregulluar, është pamundësuar transferi i rezervave në rajone luftarake dhe është vështirësuar furnizimi me derivate të njësive dhe njësive ushtarake të forcave të armatosura të Ukrainës", thuhet në kumtesën e Ministrisë ruse të Mbrojtjes. ab/

foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR