• e premte, 05 dhjetor 2025

Fon der Lajen: BE-ja do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Poloninë pas fitores së Navrockit

Fon der Lajen: BE-ja do të vazhdojë bashkëpunimin e mirë me Poloninë pas fitores së Navrockit

Bruksel, 2 qershor 2025 (MIA) - Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, sot ia uroi fitoren Karol Navrockit në zgjedhjet presidenciale në Poloni, me mesazh së është e bindur se Bashkimi Evropian mund të vazhdojë me "bashkëpunimin shumë të mirë" me Poloninë.

"Të gjithë jemi më të fuqishëm së bashku në bashkësinë tonë të paqes, demokracisë dhe vlerave. Prandaj, të punojmë për të siguruar siguri dhe prosperitet në shtëpinë tonë të përbashkët", shkroi fon der Lajen në një publikim në Platformën X.

Karol Navrocki fitoi në zgjedhjet presidenciale të Polonisë, pasi që dje fitoi 50,89 përqind të votave në rrethin e dytë, kumtoi komisioni zgjedhor, bazuar në 100 për qind të fletëvotimeve të numëruara.

Komisioni zgjedhor deklaroi se Navrocki fitoi 50,89 për qind të votave, ose 10.606.628 vota, ndërsa rivali i tij Rafal Trzhaskovski fitoi 49,11 për qind, ose 10.237.177 vota, publikuan mediat polake. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR