Rusia mbrëmë rrëzoi 162 dronë ukrainas
- Autoritetet ruse mëngjesin e sotëm kumtuan se gjatë natës kanë rrëzuar 162 dronë ukrainas, shumica e të cilëve në rajonin e Kurskut dhe Belgorodit, në kufirin me Ukrainën, gjatë kohës kur sot në Stamboll do të fillojnë bisedime të reja të drejtpërdrejta midis rusëve dhe ukrainasve.
- Post By Fami Bajrami
- 10:23, 2 qershor, 2025
Moskë, 2 qershor 2025 (MIA) - Autoritetet ruse mëngjesin e sotëm kumtuan se gjatë natës kanë rrëzuar 162 dronë ukrainas, shumica e të cilëve në rajonin e Kurskut dhe Belgorodit, në kufirin me Ukrainën, gjatë kohës kur sot në Stamboll do të fillojnë bisedime të reja të drejtpërdrejta midis rusëve dhe ukrainasve.
"Sistemet e mbrojtjes ajrore kanë hasur dhe shkatërruar 162 dronë ukrainas" mbrëmë midis orës 17:10 dhe 23:00 sipas orës e Evropa së Mesme, kumtoi Ministria e Mbrojtjes së Rusisë.
Dronët shënjestruan kryesisht rajonin e Kurskut (57) dhe rajonin e Belgorodit (31), shtohet në kumtesë. rq/
Foto: MIA