• e premte, 05 dhjetor 2025

Hamasi: Jemi të gatshëm për negociata indirekte për marrëveshjen për Gazën

Hamasi: Jemi të gatshëm për negociata indirekte për marrëveshjen për Gazën

Gazë, 2 qershor 2025 (MIA) - Grupi militant palestinez Hamas mbrëmë publikoi se është i gatshëm për negociata indirekte me Izraelin për një marrëveshje armëpushimi dhe për lirimin e pengjeve.

Hamasi publikoi se është "gati të fillonte menjëherë një raund negociatash indirekte për të arritur një marrëveshje mbi pikat kontestuese", publikoi "Tajms of Izrael".

Në kumtesë, Hamasi theksoi se qëllimi i bisedimeve ishte arritja e një marrëveshjeje që "ofron ndihmë" për popullin e Gazës "dhe i jep fund katastrofës humanitare, që në fund të fundit do të çonte në një armëpushim të qëndrueshëm dhe tërheqjen e plotë të forcave pushtuese".

Hamasi nuk kumtoi nëse e kishte tërhequr propozimin e përditësuar që ia paraqiti të shtunën të dërguarit të posaçëm të SHBA-së për Lindjen e Mesme, Stiv Vitkof, i cili e quajti atë "krejtësisht të papranueshëm".

Izraeli e ka pranuar planin e Vitkofit, ndërsa Hamasi më herët deklaroi se ai nuk i plotëson kërkesat themelore, duke përfshirë edhe përfundimin e luftës. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR