• e premte, 05 dhjetor 2025

Lavrov: Pa tërheqjes së turpshme, NATO sërish kërkon mënyrë për të hyrë në Afganistan

Lavrov: Pa tërheqjes së turpshme, NATO sërish kërkon mënyrë për të hyrë në Afganistan

Moskë, 2 qershor 2025 (MIA) - Shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, në Konferencën Ndërkombëtare të partive politike aziatike paralajmëroi për gjoja përpjekjet e NATO-s të kthehet në Afganistan, publikoi gazeta afgane "Tolo njuz".

Lavrov tha se pas tërheqjes "kaotike" nga Afganistani, NATO tani tenton të kthehet në vend. Sipas tij, NATO-ja bën përpjekje t'i gjejë aleatët e Moskës në Azinë Qendrore dhe kryen presion ndaj tyre të zgjedhin mes Rusisë dhe SHBA-së.

"Pas tërheqjes së turpshme të NATO-s nga Afganistani para katër vitesh, Aleanca sërish bën përpjekje të gjejë pika të reja për të hyrë në vend. Ata në mënyrë aktive kryejnë presion ndaj miqve tanë, aleatë dhe partnerë strategjik në Azinë Qendrore dhe bëjnë përpjekje për të imponuar konceptin e tyre të njohur mirë "ose me ne ose me Rusinë", tha Lavrov.

Kjo nuk është hera e paqë që Rusia të shpreh brengë për shkak të gjoja përpjekjes që NATO të kthehet në Afganistan dhe rajon.

Paraprakisht, ministri rus i punëve të jashtme dhe shefi i shërbimit të tij për inteligjencë të jashtme paralajmëruan kundër kthimit të NATO-s në Afganistan.

"SHBA nuk ka interesim për prani ushtarake në Afganistan. Megjithatë, këto deklarata ruse tregojnë se Rusia dëshiron të formojë bllok antiperëndimor në rajon dhe ta shndërrojë Afganistanin në aleat të tij", tha Xhanat Fahim Çakari, një analist politik afgan.

Paralajmërimi i Rusisë për kthim të NATO-s në Afganistan vjen në kohën kur sekretari amerikan i mbrojtjes në takimin në Singapor këtë fundjavë theksoi se Uashingtoni më nuk do të marrë pjesë në "luftëra pa qëllim", siç ishte lufta në Afganistan. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR