Në Nepal është vrarë edhe bashkëshortja e ish kryeministrit
- Bashkëshortja e ish kryeministrit të Nepalit, Xhale Nat Kanale humbi jetën pasi është djegur e gjallë, kur shtëpia e saj është përfshirë nga zjarri gjatë protestave të dhunshme antiqeveritare në vend.
- Post By Besnik Shuki
- 19:30, 9 shtator, 2025
Katmandu, 9 shtator 2025 (MIA) - Bashkëshortja e ish kryeministrit të Nepalit, Xhale Nat Kanale humbi jetën pasi është djegur e gjallë, kur shtëpia e saj është përfshirë nga zjarri gjatë protestave të dhunshme antiqeveritare në vend.
Demonstruesit vranë edhe tre policë, të cilët paraprakisht janë dorëzuar, ndërsa e kanë djegur edhe ndërtesën e drejtorisë policore.
Paraprakisht, ndërtesa e Parlamentit në Nepal dhe shtëpitë e liderëve politikë janë djegur në trazirat. bsh/
Foto: EPA