• e mërkurë, 03 korrik 2024

Në Kajro sot duhet të vazhdojnë negociatat ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Në Kajro sot duhet të vazhdojnë negociatat ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Kajro, 31 mars 2024 (MIA) - Sot në Kajro duhet të vazhdojnë negociatat për ndërprerjen e zjarrit ndërmjet Izraelit dhe Hamasit, njoftuan mediat egjiptiane dikue i'u referuar burimeve të sigurisë.

Njoftimi vjen pasi zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu tha pardje se ai kishte rënë dakord për një raund të ri bisedimesh për armëpushim në Gaza dhe do të dërgonte delegacione në Egjipt dhe Katar për diskutime negociuese.

Negociatat e mëparshme, të ndërmjetësuara nga Egjipti, Katari dhe SHBA, përfunduan pa sukses, pasi Izraeli refuzoi kërkesat e Hamasit.

Izraeli pritet të dërgojë sot një delegacion në Kajro, ndërsa, sipas mediave perëndimore, Hamasi ka vendosur të presë informacione nga ndërmjetësit në Kajro në lidhje me rezultatin e bisedimeve të tyre me Izraelin. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR