• e shtunë, 23 nëntor 2024

Në gjykatën më të lartë të KB-së fillon seanca për sulmin ushtarak izraelit në Rafah

Në gjykatën më të lartë të KB-së fillon seanca për sulmin ushtarak izraelit në Rafah

Hagë, 16 maj 2024 (MIA) - Në gjykatën më të lartë të KB-së sot fillon seanca dyditëshe për kërkesën e Afrikës së Jugut për ndaljen e operacionit ushtarak në qytetin Rafah në jug të Rripit të Gazës, ku mbi gjysma e banorëve të territorit palestinez u strehuan nga konflikti.

Afrika e Jugut kërkoi nga Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë (GJND) për herë të katërt të urdhërojë masa urgjente pasi që vendi filloi gjykim për shkak të supozimeve se veprimet ushtarake të Izraelit në luftën kundër Hamasit kufizohen me gjenocidin.

Izraeli pohon se Rafah është vatra e fundit e grupit ekstremist Hamas dhe i hedhë poshtë paralajmërimet nga SHBA-ja dhe aleatët e tjerë se operacioni i madh në qytet do të ishte shkatërrues për civilët.

Afrika e Jugut kërkoi nga gjykata ta urdhërojë Izraelin të tërhiqet nga Rafah, të ndërmarrë masa në mëynrë që të sigurohet qasje e papengueshme e zyrtarlve të KB-së, organizatave humanitare dhe gazetarëve drejt Rripit të Gazës dhe të parashtrojë raport në afat prej një jave për atë se si për,bushen ato kërkesa.

Në seancat e kaluara, Izraeli mohoi të ketë kryer gjenocid në Gazë dhe pohoi se po bën gjithçka për t'i kursyer civilët, ndërkaq qynon vetëm ekstremistët e Hamasit, taktika e të cilit është të fshihen në rajone civile, gjë që e vështirëson evitimin e viktimave në civilë.

Në janar, gjykatësit e urdhëruan Izraelin të bëjë gjithçka për të parandaluar vdekjen, shkatërrimin dhe të gjitha aktet e gjenocidit në Gazë, por këshilli gjyqësor nuk urdhëroi ndërprerje të ofenzivës ushtarake që e ka shkatërruar enklavën e vogël. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR