• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Francë së shpejti edhe intervenime detare kundër kalimeve ilegale drejt Anglisë

Në Francë së shpejti edhe intervenime detare kundër kalimeve ilegale drejt Anglisë

Lil, 28 nëntor 2025 (MIA) - Franca sot kumtoi se "së shpejti" do të fillojë t'i hasë barkat e vogla të kontrabandistëve të njerëzve në det në rrugën drejt Anglisë, para se në to të hipin emigrantët.

Ky ndryshim i politikës, të cilën Parisi e filloi nën presion të Londrës, prëgatitej me muaj.

Autoritetet franceze kërkuan të gjejnë mënyrë për t'iu kundërvënë "taksi barkave" - metodë që e përdorin kontrabandistët,barkat e të cilëve lundrojnë larg brigjeve ku tubohen emigrantët. Barka i afrohet bregut, i tubon udhëtarët nga deti dhe i çon drejt Anglisë.

"Xhandarmëria detare së shpejti do të mund të kryejë kontrolle dhe operacione intervenuese në det ndaj mjeteve lundruese për të cilat ekziston dyshimi se janë taksi barka", kumtoi Prefektura detare e La manshit dhe Detit verior (Premar), por Ministria e Punëve të Brendshme nuk komentoi.

Zëdhënësi i qeverisë britanike sot vetëm tha se Londra "tashmë po punon në atë që autoritetet në Francë ta reformojnë taktikën  e vet detare në mënyrë që të mund të intervenojnë në ujëra të cekëta".

Kur mjeti lundrues i kontrabanduesve të njerëzve ndidhet në det, për shkak të rrezikut nga një operacion i tillë, mund të intervenojë vetëm shërbimi për shpëtim kur ajo është paraparë me konventat ndërkombëtare.

Prej tnai në Francë do të zbatohen edhe "operacione për kontroll dhe intervenim (...) në bazë të studimeve që i zbatojnë të gjitha shërbimet relevante shtetërore", kumtoi Prefektura detare.

Ato operacione të ardhshme të policisë detare "e marrin parasysh rëndësinë më të madhe të mbrojtjes së jetës njerëzore" dhe planifikohen para hipjes së udhëtarëve që të mos rrezikohen jetët e tyre", tha zëdhënësi i Prefekturës detare.

Megjithatë, "në këtë fazë nuk shqyrtohet përdorimi i rrjeteve për ndalim të taksi-barkave", kumtoi Prefektura detare.

Ajo metodë, e përmendur në mediumet franceze javën e kaluar, shkaktoi pakënaqësi tek organizatat për ndihmë të emigrantëve, Amnesti interneshënëll dhe organizata tët jera joqeveritare.

"taksi-barkat" marrin udhëtarë në një apo disa "stacione" dhe lundrojnë drejt Anglisë, të mbingarkuara, rregullisht me më shumë se 70 njerëz.

Së paku 27 emigrantë e humbën jetën këtë vit gjatë atyre tentimeve të rezikshme për kalim të La Manshit.

Nga 1 janari, mbi 39.000 njerëz kanë arritur me barka të vogla drejt brigjeve angleze sipas të dhënave britanike. Kjo është më shumë se sa në tërë vitin 2024, por më pas se sa në vitin 2022, vit rekord me 45.000 kalime të suksesshme.

Mbi gjysma e atyre të cilët ilgalisht kanë arritur në Britani të Madhe mes shtatorit 2024 dhe shtatorit këtë vit janë nga pesë nacionalitete: banorë nga Eritrea (nacionaliteti më i përfaqësuar), afganë, iranianë, sudanezë dhe somalezë.

Qeveria laburiste britanike, nën presion nga e djathta ekstreme, këtë muaj paralajmëroi reforml me të cilën do ta ashpërsojë politikën për azil dhe emigracion, duke cekur se do ta dekurajojë ardhja e emigrantëve ilegalë me barka të vogla të cilat po lufton t'i ndalojë. ab/

Foto: Prefektura detare e La manshit dhe Detit verior

QËNDRONI TË LIDHUR