Në Francë filluan tubimet para ndërtesave komunale
- Tubime para ndërtesave komunale në mbarë Francën sot filluan në të gjithë vendin, pas sulmit të fundit mbi shtëpinë e kryetarit në zonës më të gjerë të Parisi.

Paris, 3 korrik 2023 (MIA) - Tubime para ndërtesave komunale në mbarë Francën sot filluan në të gjithë vendin, pas sulmit të fundit mbi shtëpinë e kryetarit në zonës më të gjerë të Parisi.
Tubimi filloi në Nanter, qyteti ku policia e mbyti 17 vjeçarin Nael para pothuajse një jave. Vrasja shkaktoi protesta në të dhunshme në të gjithë Francën.
Kryetari i Nanter, Patrik Zhari, sot deklaroi se netët ishin të vështira për banorët pas vrasjes së Nael dhe shtoi se kjo dhunë e vazhdueshme është e papranueshme.
“Është koha për të qetësuar situatën”, shtoi Zhari, i cili falënderoi gjyshen e djalit të vrarë e cila të dielën bëri thirrje për paqe.
Pas disa netësh dhune për vdekjen e djalit 17-vjeçar, protestuesit gjatë fundjavës thyen derën e shtëpisë së Vinsent Zhanburn, kryetarit të E-le-Roz në periferi jugore të Parisit.
Bashkëshortja e kryetarit dhe një nga dy fëmijët e tyre të vegjël u lënduan derisa përpiqeshin të iknin nga sulmuesit të cilët me automjet e kanë thyer derën e hyrjes së shtëpisë. Kryetari nuk ishte në shtëpi në momentin e sulmit. ls/