• e diel, 18 maj 2025

Mbaroi takimi Putin - Uitkof

Mbaroi takimi Putin - Uitkof

Moskë, 25 prill 2025 (MIA) - Takimi ndërmjet presidentit rus Vlladimir Putin dhe të dërguarit të posaçëm të presidentit amerikan, Stiv Uitkof zgjati tre orë dhe ishte konstruktiv, deklaroi ndihmësi i Putinit, Jurij Ushakov, i cili mori pjesë në takim.

Ai theksoi se në takim është diskutuar edhe për mundësinë e negociatave të drejtpërdrejta ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës. Moska dhe Kievi nuk kanë zhvilluar bisedime të drejtpërdrejta që nga javët e para të luftës, që filloi në shkurt të vitit 2022.

Ushakov theksoi se bisedimet i afruan pozicionet e Rusisë dhe SHBA-së jo vetëm për Ukrainën, por edhe për tema tjera. Ai shtoi se dialogu produktiv midis Moskës dhe Uashingtonit do të vazhdojë në nivele të ndryshme.  rq/bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR