Kremlini e akuzon Ukrainën për vrasjen e gjeneralit rus, Moskalik
- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov e akuzoi Ukrainën për sulmin e sotëm me automobil bombë në Moskë, me ç'rast është vrarë gjeneral-nënkoloneli rus, Jarosllav Moskalik, zëvendës shef i Drejtorisë kryesore operative të Shtatëmadhorisë së Armatës ruse.
- Post By Besnik Shuki
- 19:02, 25 prill, 2025

Moskë, 25 prill 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov e akuzoi Ukrainën për sulmin e sotëm me automobil bombë në Moskë, me ç'rast është vrarë gjeneral-nënkoloneli rus, Jarosllav Moskalik, zëvendës shef i Drejtorisë kryesore operative të Shtatëmadhorisë së Armatës ruse.
"Regjimi në Kiev edhe një herë e ka treguar natyrën e tij të vërtetë. Regjimi në Kiev vazhdon të përfshihet në aktivitete terroriste në vendin tonë. Kjo tregon edhe një herë se, pavarësisht negociatave paqesore, ne duhet të mbetemi vigjilentë dhe të kuptojmë se me çfarë lloj regjimi kemi punë", deklaroi Peskov.
Moskalik ishte pjesë e disa delegacioneve të larta ruse. Në tetor të vitit 2015, ai mori pjesë në takim të së ashtuquajturës Katërshe e Normandisë (Rusia, Ukraina, Gjermania dhe Franca), i cili pasoi pas Marrëveshjeve të Minskut në vitin 2014. bsh/
Foto: MIA arkiv