KB: Për dy javë në Darfur janë vrarë mbi 480 civilë
- Më shumë se 480 civilë janë vrarë në dy javët e kaluara në pjesën veriore të Darfurit në Sudan, njoftuan sot Kombet e Bashkuara, duke shtuar se me siguri numri i të vrarëve është shumë më i madh.
- Post By Besnik Shuki
- 20:29, 25 prill, 2025

Gjenevë, 25 prill 2025 (MIA) - Më shumë se 480 civilë janë vrarë në dy javët e kaluara në pjesën veriore të Darfurit në Sudan, njoftuan sot Kombet e Bashkuara, duke shtuar se me siguri numri i të vrarëve është shumë më i madh.
Zyra e KB-së për të drejtat e njeriut njoftoi se u konfirmua se nga 10 prilli të paktën 481 persona janë vrarë në pjesën veriore të Darfurit. Të paktën 210 prej të vrarëve kanë qenë civilë, përfshirë nëntë punonjës shëndetësorë, të cilët janë vrarë në kampin për personat e zhvendosur Zamzam midis 11 dhe 13 prillit.
Në Sudan, pothuaj dy vjet zgjat lufta civile midis Armatës sudaneze dhe Forcave paraushtarake për reagim të shpejtë. bsh/
Foto: MIA arkiv