• e hënë, 23 dhjetor 2024

Në Filipine është xhiruar reklamë turistike me përmbajtje joautentike dhe të marra nga vende të tjera

Në Filipine është xhiruar reklamë turistike me përmbajtje joautentike dhe të marra nga vende të tjera

Manilë, 3 korrik 2023 (MIA) - Agjencia reklamuese nga Filipinet kërkoi falje pasi që shfrytëzoi xhirime nga vende të tjera në videon promovuese turistike për vendin e vet. Në reklamë ka pasur xhirime nga plantacione të orizit në Indonezi, dunat e rërës nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga aterimi i aeroplanëve në Zvicër.

"Përdorimi i xhirimeve të huaja në fushatë për promovim të Filipineve është jashtëzakonisht joadekuate dhe kontradiktore me qëllimet", pranoi agjencia "DDB Filipine", duke kërkuar falje për "lëshimin fatkeq".

Ministrja filipinase e Turizmit, Kristina Garsia-Frasko deklaroi se nuk janë shfrytëzuar mjete publike për përpunimin e videos. Njëherit, Ministria ka kërkuar edhe vërtetim nga agjencia reklamuese se materialet e shfrytëzuara në video janë origjinale dhe të tyret.

"Në këto raste, "DDB" vazhdimisht thoshte se origjinaliteti dhe pronësia e të gjitha materialeve është gjithçka në rregull, Kompetentët do të kujdesen 'DDB Filipine' të mbajnë përgjegjësi për videon", kumtoi ministrja.

Videoja kundërthënëse është bërë në përputhje me fushatën "Duajini Filipinet" në vlerë prej 900.000 dollarëve, të filluar nga fundi i qqershorit. Përdorimi i xhirimeve nga vende të tjera për herë të parë ishte zbuluar me analizë të agjencisë franceze të lajmeve AFP dhe blogerit filipinas Sas Roganda Sashot. Videoja është mënjanuar. ab/

foto: arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR