• e premte, 05 dhjetor 2025

Në Beograd hapet Qendra për Mjekësi Rigjeneruese, e para në një Institucion shtetëror në Evropë

Në Beograd hapet Qendra për Mjekësi Rigjeneruese, e para në një Institucion shtetëror në Evropë

Beograd, 28 nëntor 2025 (MIA) - Qendra për Mjekësi Rigjeneruese ishte hapur sot në Institutin për Reumatologji në Beograd, e cila sipas ministrit serb të Shëndetësisë Zllatibor Lonçar paraqet një hap të madh përpara për shëndetësinë serbe dhe epokë të re në trajtimin e pacientëve.

"Është një nder dhe kënaqësi e madhe për mua që sot, së bashku me ju, të hap Qendrën e parë për Mjekësi Rigjeneruese brenda një institucioni shtetëror të kujdesit shëndetësor. Kjo qendër është rezultat i guximit, ekspertizës dhe përkushtimit të të gjithë ekipit dhe përfaqëson një kontribut të madh për të gjithë sistemin tonë të kujdesit shëndetësor", tha ministri Lonçar.

Sipas tij sot Serbia bëhet lider në rajon me vendosjen e metodave moderne të trajtimit në kuadër të shëndetit publik.

Ai gjithashtu deklaroi se kjo qendër hap dyert për drejtime të reja për kërkime shëndetësore, mundësi terapeutike dhe progres të rëndësishëm në trajtim.

Shkencëtari nga Instituti i Karolinës në Suedi, dr. Benam Sadegi, në hapje deklaroi se kjo është qendra e parë e tillë në një institucion shtetëror në Evropë.

Drejtori i Institutit për Reumatologji në Beograd, Branko Baraq, deklaroi se projekti i Qendrës për mjekësi rigjeneruese është krijuar para pesë vitesh me formimin e Komisionit Republikan të Ekspertëve për mjekësi rigjeneruese dhe në mënyrë intensive punon në konfirmimin e rregulloreve.

"Tani kemi një qendër që në vitet e ardhshme do t'u lejojë pacientëve tanë të marrin trajtim të teknologjisë së fundit për plagët kronike, sëmundjet reumatike, degjenerative dhe inflamatore, si dhe sëmundjet sistemike të indit lidhës me qeliza staminale mezenkimale në kombinim me terapi biologjike të teknologjisë së fundit", tha ai.

Sipas tij, qendra do t'u mundësojë shërbime pacientëve nga Serbia dhe rajoni. sa/

foto: Ueb faqja e Institut për Reumatologji

QËNDRONI TË LIDHUR