Në afërsi të ishullit grek të Rodosit u shpëtuan rreth 120 emigrantë
- Në pjesën detare në juglindje të ishullit grek të Rodosit janë zbuluar dhe shpëtuar rreth 120 emigrantë që transportoheshin me varkë me vela, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 09:55, 29 gusht, 2025
Athinë, 29 gusht 2025 (MIA) - Në pjesën detare në juglindje të ishullit grek të Rodosit janë zbuluar dhe shpëtuar rreth 120 emigrantë që transportoheshin me varkë me vela, njoftoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Varka me vela u zbulua nga një anije e rojes bregdetare, ndërsa kanë ndihmuar edhe dy anije që kanë lundruar në afërsi.
Emigrantët u transferuan shëndoshë e mirë në portin e Rodosit.
Foto: Arkivi i MIA-s