• e enjte, 05 shtator 2024

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite kushte për shi të rrëmbyeshëm

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite kushte për shi të rrëmbyeshëm

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi jugor. Pasdite do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Temperaturat minimale do të jenë prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa maksimalja prej 28 deri në 36 gradë Celsius.

Në Shkup mot me diell dhe i nxehtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 17, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Sipas DPHM-së, nga dita e premte do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira në disa vende me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Proceset do të jenë më intensive të premten dhe të shtunën, ku në vend do të ketë stuhi me reshje të fuqishme të shiut, bubullima, erë të fuqishme dhe breshër. Temperaturat gjatë ditës do të jenë gradualisht në rënie. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR