• e premte, 06 shtator 2024

Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm në Lazaropolë dhe Berovë, janë matur 10 grad

Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm në Lazaropolë dhe Berovë, janë matur 10 grad

Shkup, 5 shtator 2024 (MIA) - Temperatura më e ulët mëngjesin e sotëm është matur në Lazaropole dhe Berovë me 10 gradë, ndërsa më e larta ose 18 gradë në Kavadar, Vinicë dhe Shtip.

Siç informojnë nga DPHM, 12 gradë janë matur në Hanet e Mavrovës 14 në Manastir, Kodrën e Diellit, Kriva Pallankë, Pretor, Tetovë dhe Prilep, 15 në Ohër, Krushevë dhe Strumicë, 16 në Shkup-Petrovec, Kumanovë dhe Veles 17 në Demir Kapi, Gjevgjeli dhe Shkup-Zajçev Rid.

Gjatë natës dhe paradites së sotme moti ka qenë kryesisht i qetë me vranësira të vogla, që mëngjesin e sotëm është në zonat qendrore të vendit dhe në jugperëndim. Mëngjesin e sotëm fryen erë e lehtë e ndryshueshme.

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi jugor. Pasdite kryesisht në zonat malore do të ketë dukje të izoluar me reshje shiu të rrëmbyeshëm dhe bubullima të rralla. Temperaturat maksimale do të arrijnë nga 28 deri në 36 gradë.

Në Shkup mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët jugore. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 36 gradë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR