Sistemi për trajtimin e fëmijëve përdorues të drogave është jomjaftueshëm i zhvilluar, tregon analiza e Avokatit të Popullit
- Problemi i përdorimit të drogave tek fëmijët në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, tregojnë analizat për gjendjen dhe trajtimin e fëmijëve të cilët përdorin drogë dhe substanca të tjera psikotrope në Maqedoninë e Veriut përgatitur nga Avokati i popullit. Sipas analizës, sistemi për parandalimin, zbulimin e hershëm, trajtimin dhe rehabilitimin e këtyre fëmijëve është i pazhvilluar dhe kapacitetet institucionale mbeten të kufizuara.
- Post By Fami Bajrami
- 12:33, 30 maj, 2025
Shkup, 30 maj 2025 (MIA) - Problemi i përdorimit të drogave tek fëmijët në Maqedoninë e Veriut po bëhet gjithnjë e më shqetësuese, tregojnë analizat për gjendjen dhe trajtimin e fëmijëve të cilët përdorin drogë dhe substanca të tjera psikotrope në Maqedoninë e Veriut përgatitur nga Avokati i popullit. Sipas analizës, sistemi për parandalimin, zbulimin e hershëm, trajtimin dhe rehabilitimin e këtyre fëmijëve është i pazhvilluar dhe kapacitetet institucionale mbeten të kufizuara.
"Trajtimi i fëmijëve përdorues të drogës vazhdon të paraqesë sfidë serioze, duke pasur parasysh se kemi rekomanduar programe specifike në institucionet shëndetësore që ende nuk janë zhvilluar", tha Vaska Bajramovska Mustafa, zëvendëse e Avokatit të Popullit në prezantimin e sotëm të analizës.
Në përputhje me të dhënat nga analiza, ajo informoi se po ulet kufiri i poshtëm i fëmijëve që ofrojnë dhe përdorin drogë, ndërsa ky fenomen po bëhet një problem gjithnjë e më i madh dhe kërkon reagim urgjent dhe të koordinuar nga institucionet.
Bajramovska potencoi faktin se qendrat ndërkomunale për punë sociale u përgjigjën se ekipet e tyre të ekspertëve nuk janë të specializuara në punën me fëmijët përdorues të drogës.
"Nga 21 Qendrat ndërkomunale për punë sociale që u përgjigjën se kanë ekipe ekspertësh për të punuar me fëmijë në rrezik, nën të cilat përfshihen edhe fëmijë përdorues të drogës, të gjithw deklaruan se ekipi nuk është i specializuar për fëmijë përdorues të drogës", informoi ajo.
Sfidat më të mëdha të theksuara në analizë janë se aktualisht, institucionet relevante nuk e njohin mjaftueshëm rrezikun e përdorimit të drogës tek fëmijët, duke rezultuar në ndërhyrje të pamjaftueshme në momentet kritike.
Personat e kësaj lëmie në institucionet shëndetësore dhe sociale nuk kanë trajnimin dhe njohuritë e nevojshme për të punuar me këtë grup të rrezikuar, ndërsa gjoja atyre u mungojnë kapacitetet dhe resurset e mjaftueshme hapësinore dhe teknike për trajtim dhe kujdes efektiv.
Në mënyrë shtesë, nuk ka programe të zhvilluara për rehabilitimin dhe risocializimi, duke i lënë fëmijët të cilët përdorin drogë pa mbështetje të mjaftueshme për integrimin e tyre në shoqëri.
Qendrat e këshillimit dhe qendrat ditore, të cilat mund të luajnë rol kyç në mbështetjen e tyre, janë të pazhvilluara dhe të nënpërfaqësuara si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar.
Institucionet njëkohësisht përballen me probleme serioze koordinimi, duke rezultuar në qasje jokonsistente ndaj trajtimit, metodologji të ndryshme të mbajtjes së të dhënave dhe mungesë të procedurave të unifikuara.
Mungesa e rregulloreve të qarta e ndërlikon më tej punën e institucioneve, ndërsa përfshirja e kufizuar e organizatave të shoqërisë civile në hartimin e politikave zvogëlon efektivitetin e masave mbrojtëse. rq/
Foto: MIA