• e mërkurë, 04 shtator 2024

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite kushte për shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Shkup, 4 shtator 2024 (MIA) - Moti në vend sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët kryesisht nga drejtimi jugor. Pasdite do të ketë dukuri lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 8 deri në 18 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 29 deri në 36 gradë Celsius.

Nga DPHM-ja informojnë se në Shkup moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët. Temperatura minimale do të zbresë deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Në ditët në vijim, sipas DPHM-së, do të ketë një periudhë të motit të ndryshueshëm me vranësira dhe me paraqitje lokale të paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Proceset siç paralajmërohet, do të jenë më intensive të premten dhe të shtunën, ku në vend të tyre do të ketë stuhi me reshje të fuqishme të shiut, bubullima, erë të fuqishme dhe breshër. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

Tags

QËNDRONI TË LIDHUR