Moti me diell dhe me vranësira mesatare
- Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e matur, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, paralajmëroi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (PDHM).
- Post By Arta Bunjaku
- 09:33, 13 prill, 2026
Shkup, 13 prill 2026 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e matur, ndërsa vende-vende përgjatë Vardarit erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi juglindor me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, paralajmëroi Drejtoria për punë hidrometeorologjike (PDHM).
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri 0, ndërsa maksimalja do të arirjë prej 15 deri 21 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e matur deri e përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri 8, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 20 gradë.
DPHM paralajmëroi se prej nesër deri të enjten moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Vende-vende reshjet do të jenë më të rrëmbyeshme, ndërsa të enjten do të ketë kushte për paraqitje të izoluara të bubullimave. Do të fryjë er[ juglindore e cila të martën do të jetë e përforcuar, ndërsa përgjatë Vardarit me shpejtësi mbi 60 km/h. Të premten dhe të shtunën do të përqendrohet mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare veriore. ab/
foto: МIА arkivi