• e enjte, 05 shtator 2024

Në ditën e sotme

Në ditën e sotme

5 shtator 2024 (MIA) 


1568. - Lindi Tommaso Campanella, filozof italian, dominikan. Në veprën "Shteti i diellit", të shkruar sipas shembullit të Platonit dhe të Tomas Mor e paraqiti kuptimin e tij për rregullimin shoqëror ideal si një ndër llo të republikës socialiste. Vdiq në Paris, në vitin 1639. 


1638. - Lindi Luigji XVI (Mbreti Diell). Ai ishte mbret i Francës nga viti 1643-1715, periudhë kur arti, muzika dhe letërsia franceze patën një zhvillim të madh. Ai ndërtoi pallatin e Versajës gjatë periudhës që mbretëroi, periudha më e gjatë në historinë e Europës.

 
1735. - Lindi Johan Kristian Bah (i ashtuquajturi Bahu anglez). Djali i Johan Sebastian Bahut, ishte një ndër mjeshtrit e muzikës në mbretërinë Sharlot të Britanisë. Kompozoi mbi 40 simfoni dhe disa opera. 


1791. - Lindi Xhakomo Mejerber, i njohur me emrin Jakob Libman, kompozitor gjerman operash, i njohur për operat e famshme të tij si "Afrikania", "Hygenotët". 


1796. - Perandoria osmane i shpalli luftë Francës. 


1857. - Vdiq August Komte, filozof francez dhe themelues i sociologjisë. Me veprat e tij "Sistemi i politikës pozitive", shkruar në vitet 1851-'54, ai themeloi "Pozitivizmin". 


1905. - Nënshkruhet traktati i Portsmuthit, i cili i dha fund luftës Ruso-Japoneze. I ndërmjetësuar nga Teodor Rusvelt, Rusia i lëshoi Port-Arturin Japonisë, megjithëse traktati nuk e ngarkoi Japoninë me dëmshpërblim. 


1914. - Sharl Pegi, poet dhe filozof francez, vritet nga ushtarët gjermanë gjatë Luftës së Parë Botërore. 


1939. - Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore në Europë, presidenti Rusvelt deklaroi neutralitetin e SHBA-së. 


1940. - Lindi në Çikago Rakel Uelç, aktore amerikane dhe "star" i filmave "Një milion vjet p.e.s" dhe "Tre Musketierët. 


1946. - Lindi Fredi Mërkuri (emri i vërtetë i Frederik Bulsava), kryetari i grupit rok britanik "Kuin". Ky grup shiti mbi 100 milion disqe në 20 vjet me hite të tilla si "Rapsodi Boehemiane" dhe "Ne jemi kampionët". Ai vdiq nga Sida në vitin 1991. 


1972. - Gjatë Lojrave Olimpike, terroristë arabë të lëvizjes "Shtator i Zi" sulmuan një fjetore të izraelitëve në fshatin Olimpik të Mynihut, duke vrarë 2 pjesëtarë të skuadrës izraelite. Nëntë izraelitë, 5 terroristë dhe një polic gjerman u vranë më vonë në një shkëmbim zjarri në aeroportin e Mynihut (Gjermani). 


1980. - Hapet në Zvicër tuneli i St.Gotardit, i gjatë 16 km. Ky tunel, më i gjati në botë, kushtoi 690 milion franga zvicerane. Punimet filluan në vitin 1963. 


1990. - Kryeministrat e Koresë së Jugut dhe Veriut takohen dhe fillojnë bisedimet ne Seul. Ky ishte takimi i nivelit më të lartë midis tyre. 


1995. - Franca kryen një shpërthim bërthamor në Mururoa, duke shkaktuar një ndotje botërore. Protestat anti-bërthamore dhe për pavarësi vazhduan në Tahiti për rreth 2 ditë. 


1996. - Gjatë një stuhie në Asnsion, Paraguaj, një stadium i mbushur nga një forcë politike, shembet duke shkaktuar vdekjen e 37 personave dhe plagosjen e 100 të tjerëve. 


1997. - Ndërroi jetë në moshën 87 vjeçare Nënë Tereza. Ajo vdiq nga një atak në zemër në Kalkuta të Indisë, vend ku pati themeluar urdhërin "Misionaret e bamirësisë". Ajo hapi shkollën e parë për të vobektit ne Kalkuta në vitin 1949. 


1999. - Gazetarët që pasqyronin samitin e Frankofonisë në Monkton (Kanada) protestojnë kundër masave të tepërta të sigurisë, të cilave ata iu nënshtruan gjatë mbledhjes së udhëheqësve të 49 vendeve. 


2000. - Tenorit spanjoll, Plaçido Domingo, i jepet Çmimi i Madh i shtypit muzikor ndërkombëtar. Me këtë çmim nderohet çdo vit që nga viti 1989, "një personalitet i botës së muzikës, puna e të cilit ka nxitur kritikat muzikore të rishikojnë kriteret e tyre të vlerësimit". 


2001. - Shiten në një ankand, lingota ari dhe bizhuteri me një vlerë të përgjithshme prej qindra mijëra eurosh të sekuestruara pas arrestimit në vitin 1993 të shefit mafioz Toto Riina, i dënuar me burgim të përjetshëm. 


2002. - Organizata e Kombeve të Bashkuara publikon listën emrore të ndërmarrjeve të huaja, financuese të rrjetit terrorist Al Kaeda. 


2003. - Një zjarr shkatërron plotësisht një ndërtesë shtesë të teatrit "Mariinski" në Shën Petërburg, Rusi. Teatri "Mariinski", që ndodhet në qendrën historike të ish-kryeqytetit perandorak, është një nga teatrot më të famshëm rusë. 


2005. - Në shpërthimin e një auto-bombe në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, janë vrarë të paktën 26 persona. Më vonë, të njejtën dotë në qytetin jugor kandahar është kryer tentim për atentat mbi kryeministrin afgan Hamid Karzai. 


2009. - Në ujërat  Liqenit të Ohrit u fundos anija turistike "Ilinden" në të cilin transportoheshin 55 persona shtetas bullgarë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Pesëmbëdhjetë udhëtarë e humbën jetën, ndërsa 42 persona, midis të cilëve edhe dy anëtarët e ekuipazhit, e mbijetuan fatkeqësinë. 

 

### 

QËNDRONI TË LIDHUR