• e enjte, 27 qershor 2024

Mot me diell dhe i nxehtë deri 36 gradë, pasdite reshje të kohëpaskohshme të shiut

Mot me diell dhe i nxehtë deri 36 gradë, pasdite reshje të kohëpaskohshme të shiut

Shkup, 4 qershor 2024 (MIA) - Moti sot do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri e matur kryesisht nga drejtimi jugperëndimor. pasdite do të ketë kushte për paraqitje të reshjeve të shkurta të shiut. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 11 deri 18, ndërsa maksimalja prej 28 deri 36 gradë. UV indeksi do të jetë 8.

Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me erë të dobët deri të matur nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri 16, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 33 gradë.

Sipas DPHM-së, pason periudha e motit stabil, me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare. Kryesisht në rajonet malore dhe nga fundi i javës do të ketë kushte për dukuri të izoluar të reshjeve të rrëmbyeshme të shiut të përcjellura me bubullima. ab/

foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR