• e hënë, 07 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Mot i ftohtë me reshje të shiut dhe borës

Mot i ftohtë me reshje të shiut dhe borës

Shkup, 3 prill 2025 (MIA) – Sot pasdite dhe gjatë natës, në pjesët perëndimore, ndërsa nesër në pjesët lindore do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, në disa vende më të dendura (mbi 15 litra në metër katrorë), njoftoi DPHM. 

Të shtunën do të ketë kushte për paraqitje lokale të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të fuqishme. Të dielën do të ketë depërtim të shpejtë të masës së ftohtë ajrore nga veriu dhe do të ketë reshje të shiut, në male dhe në vendet më të larta të borës. Do të fryjë erë e fuqishme veriore, temperaturat dukshëm do të bien dhe reshje të borës priten edhe në disa nga vendet më të ulëta. Të hënën në disa vende do të bjerë borë e dobët, ndërsa temperaturat e mëngjesit në disa vende do të jenë negative. 

Pastaj vijon periudhë e motit të qëndrueshëm dhe më të ftohtë me temperatura të mëngjesit të cilat kudo do të jenë nën zero. 

Në Shkup, pasdite dhe gjatë natës do të ketë reshje të shiut, në disa pjesë të luginave kohë pas kohe më të rrëmbyeshme (10-15 litra në metër katrorë). Nesër moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me shi të kohëpaskohshëm. Të shtunën do të ketë stabilizim kalimtar të motit, ndërsa të dielën moti do të jetë kryesisht i vranët, me erë dhe i ftohtë me reshje të kohëpaskohshme të shiut. Në orët e natës në pjesët më të larta të luginës do të ketë kushte për borë të lehtë të kohëpaskohshme. fc/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR