• e hënë, 28 prill 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Venko Filipçe zyrtarisht zgjidhet kryetar i LSDM-së në zgjedhjet brendapartiake

Venko Filipçe zyrtarisht zgjidhet kryetar i LSDM-së në zgjedhjet brendapartiake

Shkup, 6 prill 2025 (MIA) - Venko Filipçe është zgjedhur zyrtarisht kryetar i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë (LSDM) në zgjedhjet e sotme brendapartiake ku ishte kandidat i vetëm.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Branko Georgievski tha se nga 23.712 votues të regjistruar, gjithsej kanë votuar 18.140 ose 76,5 për qind nga anëtarët e regjistruar.

"Për Filipçen kanë votuar 18.001 votues, ndërsa 139 fletëvotime kanë qenë të pavlefshme", deklaroi Georgievski.

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR