Ursula fon der Lajen: BE-ja është e gatshme të mbrohet nga tarifat amerikane me kundërmasa
- Bashkimi Evropian është i gatshëm t'i mbrojë interesat e veta me kundërmasa proporcionale ndaj tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Tramp, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen pas bisedës telefonike me kryeministrin britanik, Kir Starmer.
- Post By Fami Bajrami
- 17:40, 6 prill, 2025

Bruksel, 6 prill 2025 (MIA) - Bashkimi Evropian është i gatshëm t'i mbrojë interesat e veta me kundërmasa proporcionale ndaj tarifave të vendosura nga presidenti amerikan Donald Tramp, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen pas bisedës telefonike me kryeministrin britanik, Kir Starmer.
Ajo paralajmëroi se BE-ja do të bashkëpunojë me partnerët e saj për të arritur këtë qëllim.
Fon der Lajen theksoi se 27 vendet anëtare të BE-së janë të përkushtuara për bashkëpunim të ngushtë me Britaninë e Madhe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe shprehu shqetësimin për Rusinë e cila sipas saj, “po pengon përpjekjet paqësore në Ukrainë”.
Ajo më 24 prill në Londër do të takohet me kryeministrin britanik Starmer me rastin e Samitit ndërkombëtar për të ardhmen e sigurisë energjetike.