• e premte, 22 nëntor 2024

Mongolia sqaron pse nuk e arrestoi Putinin: Varësia energjetike e vendit e bën të vështirë arrestimin

Mongolia sqaron pse nuk e arrestoi Putinin: Varësia energjetike e vendit e bën të vështirë arrestimin

Ulanbator, 4 shtator 2024 (MIA) -  Varësia energjetike e Mongolisë e vështirëson arrestimin e presidentit rus Vladimir Putin me urdhër të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), deklaroi një zëdhënës i qeverisë mongole.

Putini vizitoi Mongolinë me ftesë të presidentit mongol, Ukhnaagiin Kurelskh që shënoi udhëtimin e tij të parë në një shtet anëtar të GJNP-së që ka ratifikuar Statutin e Romës i cili detyron nënshkruesit të arrestojnë Putinin nëse ai hyn në territorin e tyre.

Në mars, GJNP lëshoi ​urdhër arrest për Putinin për shkak të transferimit me forcë të fëmijëve nga territori ukrainas i pushtuar nga Rusia.

Si Ukraina ashtu edhe Perëndimi i kanë bërë thirrje Mongolisë që të arrestojë presidentin rus. Pasi vendi dështoi ta bëjë këtë, Heorhi Tihi, një zëdhënës i ministrisë së Jashtme të Ukrainës, tha se "Mongolia do të përballet me pasojat e vendimit të saj".

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov, më 30 gusht deklaroi se vizita e Putinit po përgatitej me "kujdes", duke shtuar se qeveria ruse nuk kishte "asnjë shqetësim" për udhëtimin.

"Mongolia importon 95 për qind të produkteve të saj të naftës dhe mbi 20 për qind të energjisë elektrike nga fqinji ynë i afërt (Rusia), që më parë ishte pezulluar për arsye teknike. Ky furnizim është thelbësor për të siguruar ekzistencën tonë dhe ekzistencën e popullit tonë", tha zëdhënësi i qeverisë mongole. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR