• e shtunë, 22 shkurt 2025

Në Kosovë mbyllen të gjitha institucionet të lidhura me Serbinë

Në Kosovë mbyllen të gjitha institucionet të lidhura me Serbinë

Prishtinë, 15 janar 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla sot ka konfirmuar se të gjitha "institucionet paralele  të lidhura me Serbinë" në vend, tashmë janë mbyllur, transmeton Anadollu.

Sot janë mbyllur "komunat paralele të Serbisë" në Lipjan, Obiliq, Prishtinë, Fushë Kosovë, Vushtrri, Novobërdë, Kamenicë, Viti, Rahovec, Skënderaj si dhe posta e zyre tatimore ilegale.

"Me aksion të përbashkët mes MPB e PK si dhe MINT e MAPL, përfundon epoka e komunave dhe institucioneve paralele e kriminale të Serbisë në Republikën e Kosovës", ka shkruar Sveçla në Fejsbuk.

 "Siç edhe jemi zotuar, nuk lejojmë asnjë paralelizëm e aq më tepër kriminal të Serbisë që të cënojë Kushtetutën e ligjshmërinë në vendin tonë", shtoi ai.

 Në qytetet dhe vendbanimet ku jeton komuniteti serb i Kosovës, funksiononin komuna, kompani, kopshte të fëmijëve, shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe universitete publike, të cilat financoheshin drejtpërdrejt nga qeveria serbe, dhe të cilat trajtoheshin si të paligjshme sipas ligjeve të Kosovës.

 Institucionet e lartpërmendura janë mbyllur gradualisht në periudhën e kaluar dhe qeveria e Kosovës në disa raste ka theksuar se me shfuqizimin e "institucioneve paralele serbe" po përpiqet të vendosë rend dhe ligj, veçanërisht në veri të Kosovës, ku serbët janë shumicë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR