Minsk: Një helikopter polak ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë, Varshava demanton
- - Bjellorusia sot njoftoi se një helikopter polak e ka shkelur hapësirën e saj ajrore, gjë që më vonë u demantua nga Varshava.
- Post By Fitore Curri
- 21:29, 28 shtator, 2023
Varshavë, 28 shtator 2023 (MIA) - Bjellorusia sot njoftoi se një helikopter polak e ka shkelur hapësirën e saj ajrore, gjë që më vonë u demantua nga Varshava.
"Rreth orës 15 e 20 minuta, një fluturake e kaloi kufirin e Republikës së Bjellorusisë dhe ka hyrë 1,5 kilometra në hapësirën ajrore bjelloruse", njoftoi Ministria e Mbrojtjes e Bjellurusisë në profilin e saj në Telegram.
Në orën 16 e 22 minuta helikopteri disa herë e ka shkelur kufirin shtetëror, në thellësi deri 300 metrave, njoftoi Ministria.
Bjellurisia njoftoi se si përgjigje për këtë e ka zmprapsur helikopterin.
Polonia, nga ana tjetër demanton. Varshava zyrtare njoftoi se asnjë helikopter i saj nuk e ka shkelur hapësirën ajrore të Bjellorusisë.
"Komanda operative i mohon pa mëdyshje këto raportime. Asnjë nga helikopterët polakë nuk kaloi në hapësirën ajrore të Bjellorusisë", deklaroi zëdhënësi i Komandës Operative të Forcave të Armatosura Polake. fc/
Fotografia: Arkivi