• e mërkurë, 20 nëntor 2024

Ministri Toshkovski për vizitë në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor

Ministri Toshkovski për vizitë në Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor

Shkup, 29 maj 2024 (MIA) - Ministri teknik i Punëve të Brendshme Pançe Toshkovski sot (29.05.2024) vizitoi Sektorin për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në Byronë për Siguri Publike, ku nga afër u njoh me punën e kësaj njësie organizative, ku mbajti  takim pune me udhëheqësinë.

"Në kuadër të këtij Sektori funksionojnë Departamenti për Ndjekje, Departamenti për NCB – Interpol Shkup dhe Departamenti për Europol. Sipas kompetencës që kanë në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar policor, mund të thuhet se ky sektor është fytyra e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe e shtetit jashtë vendit dhe për këto arsye është e nevojshme të vazhdohet investimi në formimin e kuadrove cilësore në të ardhmen, të cilët do t'i posedojnë të gjitha kualifikimet e nevojshme për punë cilësore dhe profesionale", theksoi ministri Toshkovski.
 
 

Sipas Toshkovskit, ky Sektor ka një rol serioz dhe në të ardhmen duhet të ristrukturohet struktura organizative e Byrosë së Sigurisë Publike për të ndërtuar një sistem më efikas dhe cilësor të ndjekjeve.

“Sa i përket departamenteve për NCB – Interpol Shkup dhe Europol, vërehen rezultate të mira, veçanërisht në sferën e shkëmbimit të informacioneve me shtetet tjera dhe pjesëmarrjen në projekte ndërkombëtare. Në këtë kontekst është edhe mbajtja e Konferencës së 50-të Rajonale Evropiane të INTERPOL-it, e cila vitin e kaluar u mbajt në Ohër. Gjithashtu, qasja në shërbimet, bazat dhe mjetet e Interpolit dhe Europolit është duke u përmirësuar dhe avansuar  vazhdimisht, gjë që kontribuon në forcimin e kapaciteteve të Ministrisë së Punëve të Brendshme për të luftuar kundër atyre formave të krimit që kanë karakter ndërkombëtar”, theksoi ministri Toshkovski. 

 Foto: MPB

 

QËNDRONI TË LIDHUR