Ministri rus i Punëve të jashtme arriti për vizitë në Kinë
- Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës ruse, Sergej Llavrov, sot arriti për vizitë në Kinë, ku do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Shangait për bashkëpunim.
- Post By Arta Bunjaku
- 10:16, 13 korrik, 2025
Pekin, 13 korrik 2025 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme i Federatës ruse, Sergej Llavrov, sot arriti për vizitë në Kinë, ku do të marrë pjesë në takimin e Këshillit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Organizatës së Shangait për bashkëpunim.
Llavrov udhëtoi drejt Kinës pas vizitës në Korenë e Veriut, ku u tkaua me liderin verikorean, Kim Xhong Un.
Në Vonsan, Llavrov mbajti tkaim me Kim dhe ministrin e Jashtëm të Koresë së Veriut, Çoi Son Hi.
Kim gjatë takimit me minsitrin rus të Punëve të Jashtme e shprehi gatishmërinë e vendit të tij për t'i mbështetur masat e Moskës zyrtare për zgjidhje të krizës ukrainase. ab/
Foto: ЕPА