• e martë, 25 qershor 2024

Ministri Mucunski në Bruksel në takime me Stoltenbergun dhe përfaqësues të BE-së

Ministri Mucunski në Bruksel në takime me Stoltenbergun dhe përfaqësues të BE-së

Bruksel, 25 qershor 2024 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timço Mucunski sot do të jetë në vizitën e parë të punës në Bruksel pas marrjes së detyrës.

Siç kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, gjatë vizitës në Bruksel është paraparë Mucinski në selinë e NATO-s të takohet me sekretarin e përgjithshëm të Aleancës, Jens Stoltenberg, ndërsa më pas të ketë edhe takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Mucunski dje mori pjesë në seancën e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së (FAK) së bashku me krerët e diplomacisë së vendeve anëtare të Unionit dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në pjesën ku zhvillohen proceset integruese evropiane të vendeve nga rajoni, si dhe për modalitetetin për forcimin e bashkëpunimit dhe prezencës së BE-së në to.

Mucinski, për të cilin dje ishte dita e tij e parë e punës në këtë pozitë, tha nga Luksemburgu se Qeveria e re do të jetë e fokusuar fuqishëm në integrimin evropian të vendit dhe zbatimin e reformave.

Ai deklaroi se erdhi në Luksemburg për t'u takuar me ministrat e punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së dhe së bashku me kolegët e tij nga Ballkani Perëndimor për të konfirmuar se sa i rëndësishëm është procesi i integrimit evropian për stabilitetin e rajonit.

"Do të diskutojmë me kolegët nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian për atë që BE-ja mund të bëjë, rëndësinë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor i cili do të ketë implikime serioze pozitive fiskale për Ballkanin Perëndimor. Besojmë se ky është një nga forumet përmes të cilit bashkërisht mund të përshpejtojmë përparimin e të gjithë rajonit drejt anëtarësimit të plotë në BE", tha Mucunski.

Ai shtoi se Shkupi dëshiron të përparoj drejt anëtarësimit të plotë në BE duke u bazuar në vlerat dhe kriteret e kërkuara nga vetë BE-ja dhe tha se Shkupi beson se procesi i integrimit evropian nuk duhet të ngarkohet me mosmarrëveshje dypalëshe.

Në fjalimin e tij para Këshillit, megjithatë, Mucunski theksoi se ai beson fuqishëm se zgjerimi i BE-së është një nga projektet më të suksesshme të paqes në kontinentin evropian që kontribuon në ndërtimin e shoqërive rezistente.

"Është e qartë se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union përfaqëson të ashtuquajturin një investim gjeostrategjik në paqen, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit në tërësi, theksoi Mucunski.

Në kuadër të ngjarjeve aktuale botërore, Mucunski theksoi se agresioni ushtarak i Federatës Ruse kundër Ukrainës është sfida më urgjente dhe më e madhe në kontinentin evropian, por edhe më gjerë.

 Sipas tij, ky konflikt ka një ndikim të madh negativ në vendet e Ballkanit Perëndimor, i cili potencialisht hap një zonë për destabilizimin e mundshëm të rajonit.

“Vendi ynë mban qëndrimin e tij parimor në raport me Ukrainën, të cilin e ka mbajtur që nga dita e parë e fillimit të luftës, duke dënuar agresionin brutal të Rusisë, si dhe duke i dhënë mbështetje të qartë sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, theksoi Mucunski.

Sipas tij, vendi është plotësisht në përputhje me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së, duke përfshirë të gjitha masat kufizuese të vendosura nga BE-ja ndaj Rusisë, dhe në të njëjtën kohë ofron mbështetje politike, humanitare dhe ushtarake për Ukrainën.

Shefi i Diplomacisë mori pjesë gjithashtu në një audiencë te Duka i madh i Luksemburgut Anri, ndërsa me ftesë të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të Luksemburgut, Ksavie Betel edhe në darkë pune me Ministrat e Punëve të Jashtme nga anëtarët e BE-së dhe vendet e Ballkanit Perëndimor. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR