• e hënë, 23 dhjetor 2024

Lutkov ka inspektuar dëmet në Hamamin e Vjetër pas motit të ligë në Tetovë

Lutkov ka inspektuar dëmet në Hamamin e Vjetër pas motit të ligë në Tetovë

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Lutkov, sot e vizitoi "Hamamin e Vjetër", në Tetovë, e cila u dëmtua nga moti i ligë që para dy ditësh e përfshiu këtë rajon.

Siç kumtoi Ministria e Kulturës, Lutkov ka pasur takim me drejtoreshën e galerisë artistike në Tetovë, Besa Dauti, e cila e ka informuar për dëmet e shkaktuara nga moti i ligë dhe nevoja e ndërhyrjes së menjëhershme për rehabilitimin e dëmit. Në inspektim me ekipet e ekspertëve morën pjesë drejtorët e Qendrës Kombëtare të Konservimit, Memet Selmani dhe Administratës për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, Zoran Pavlov, me ekipet perfesionale.

Gjatë takimit, ministri Lutkov theksoi se mbrojtja e trashëgimisë kulturore është një nga prioritetet kryesore të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, dhe të Qeverisë së re.

"Pas inspektimit të shërbimeve eksperte nga Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Qendra Kombëtare e Konservimit, në afatin më të shkurtër do të merret pasqyrë reale për dëmet e shkaktuara dhe do të konfirmohen mënyrat e ballafaqimit më të shpejtë me pasojat, që ndaj këtij objekti i la moti i ligë që e përfshiu rajonin e Tetovës", ka thënë Lutkov. sa/

foto: Ministria e Kulturës

QËNDRONI TË LIDHUR