• e hënë, 23 dhjetor 2024

Janë miratuar plotësimet e Ligjit për energjetikë me të cilat duhet të parandalohet shtrenjtimi i rrymës

Janë miratuar plotësimet e Ligjit për energjetikë me të cilat duhet të parandalohet shtrenjtimi i rrymës

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Kuvendi sot pasdite në kuadër të mbledhjes së 8-të, unanimisht me 84 vota "për" e miratoi Ligjin për plotësim të Ligjit për energjetikë me çka do të parandalohet rritja e çmimit të energjisë elektrike prej 1 korrikut të këtij viti për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël të cilët janë në tregun e rregullt.

Me plotësimet e Ligjit në nenin 1 bëhet plotësimi i nenit 101 përkatësisht shtohet paragrafi (10) i cili ka për qëllim konstatimin e përjashtimit nga paragrafi (9), përkatësisht nëse furnizuesi i emëruar universal e ka siguruar shërbimin universal deri në përfundimin e procedurës së konfirmuar të tenderit të mos jetë i detyruar të themelojë shoqatë të re për sigurim të shërbimit. Me dispozitën e këtillë përveç se  sigurt, sigurohet edhe vazhdimësi në furnizimin me energji elektrike. Me nenin 2 bëhet plotësimi i nenit 237 përmes shtimit të paragrafit (14) i cili është harmonizim me nenin 1 nga ky ligj përkatësisht ka qëllim të njejtë sigurimin e sigurt, dhe të vazhdueshëm të furnizimit me energji elektrike.

Me këtë zgjidhje do të sigurohet furnizim i sigurt dhe i vazhdueshëm me energji elektrike i amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël.

Paraprakisht, plotësimet ligjore u mriatuan nga Komisioni amë për çështje ekonomike, punë dhe politikë energjetike dhe në Komisionin ligjvënës-juridik. ab/

Foto: Printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR