• e mërkurë, 26 qershor 2024

Kurti me urim drejtuar Mickoskit: Nuk jemi vetëm fqinjë, por edhe aleatë dhe partnerë të ngushtë

Kurti me urim drejtuar Mickoskit: Nuk jemi vetëm fqinjë, por edhe aleatë dhe partnerë të ngushtë

Prishtinë, 25 qershor 2024 (MIA) - Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar zgjedhjen e Hristijan Mickoskit për kryetar të Qeverisë së Maqedonisë, raporton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina. 

Sipas kumtesës së Pres shërbimit të qeverisë, Kurti në urim thekson se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk janë vetëm fqinjë, por edhe "aleatë dhe partnerë të ngushtë në orientimin drejt NATO-s, bashkëpunimit rajonal dhe integrimin në Bashkimin Evropian”.

"Nga rruga Prizren-Tetovë, deri te mbrojtja dhe siguria, me padurim pres të punoj me ju për të përmirësuar më tej marrëdhëniet tona tashmë të forta dypalëshe", thekson Kurti. qa/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR