• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ministri Tripunovski në takim me bujqit në Novaci për çmimin e blerjes së grurit 

Ministri Tripunovski në takim me bujqit në Novaci për çmimin e blerjes së grurit 

Shkup, 25 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot realizoi takim me bujqit në komunën e Novacit për çmimin e blerjes së grurit.

Ai njoftoi se ditëve në vazhdim ka caktuar takim për blerjen e grurit me disa shoqata bujqësore, por edhe me mullisët dhe blerësit e grurit në vend.

Ai theksoi se pushtetin po e marrin në gjysmë të vitit dhe se për shkak të politikave të këqija dhe menaxhimit të paplanifikuar në sektorin e bujqësisë, tashmë janë bërë disa dëme që do të ndikojnë në çmimin e grurit për këtë rekoltë. Por, vlerësoi, do të ndërmerren hapa serioze dhe planifikimi për të korrat e ardhshme.

Tripunovski theksoi se politikat pozitive të Qeverisë do të ndjehen gjatë korrjeve të ardhshme, gjegjësisht, siç tha, kur këtë vit do ta përgatisim terrenin dhe vitin e ardhshëm ata fermerë që vërtetë prodhojnë grurë do të ndjejnë se çfarë do të thotë kujdes i vërtetë për prodhimin e tyre. qa

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR