• e diel, 22 dhjetor 2024

Pisonero: BE-ja do të bashkëpunojë me Qeverinë e Mickoskit për përparim në reforma, por ajo duhet t'i zbatojë edhe obligimet

Pisonero: BE-ja do të bashkëpunojë me Qeverinë e Mickoskit për përparim në reforma, por ajo duhet t'i zbatojë edhe obligimet

Bruksel, 25 qershor 2024 (MIA) - Nga ana jonë ne e urojmë kryeministrin Hristian Mickoski dhe ministrat pas formimit të Qeverisë së re të koalicionit dhe Bashkimi Evropian do të bashkëpunojë me të në realizimin e përparimit në reformat thelbësore me qëllim që vendi të përparojë në rrugën evropiane, deklaroi zëdhënësja e Komisionit evropian për politikë fqinjësore, zgjerim dhe partneritete ndërkombëtare, Ana Pisonero.

"Mendoj se porosia është mjaft e qartë, Maqedonia e Veriut duhet ta shfrytëzojë momentumin që ekziston për zgjerim, me qëllim që të vazhdojë me vendosmëri në rrugën e saj drejt BE-së. Mendoj se të gjithë jeni mjaft të vetëdijshëm për atë që Këshilli i Evropës e tha qartë se e pret nga Maqedonia e Veriut, e gjithsesi kjo u referohet edhe amandamenteve kushtetuese për të cialt Maqedonia e Veriut u obligua t'i zbatojë në mënyrë që të muund të vazhdojë në rrugën e saj të BE-së", theksoi Pisonero në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për qëndrimin e KE-së rreth deklaratës së Mickoskit se "nuk do të pranojë ndryshim të Kushtetutës", si dhe rreth "mos shfrytëzimit të emrit kushtetues nga ana e Qeverisë".

Pisonero shtoi edhe se BE-ja tashmë ka thënë se ndjen keqardhje për shkak të mospërdorimit të emrit kushtetues të vendit nga ana e "disa liderëve maqedonas".

"Kjo është diçka që është dakorduar me Marrëveshjen e Prespës dhe është e qartë se të gjitha palët duhet t'i respektojnë dispozitat nga Marrëveshja dhe ta implementojnë me vullnet të mirë. Këtë kemi për ta thënë", theksoi Pisonero. ab/

foto: skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR