• e premte, 05 dhjetor 2025

Militantë të lidhur me Shtetin islamik vranë 66 civilë në Kongo

Militantë të lidhur me Shtetin islamik vranë 66 civilë në Kongo

Kinshasa, 13 korrik 2025 (MIA) - Kryengritësit nga Forcat aleate demokratike (ADF), të cilat janë të lidhura me Shtetin islamik, vranë 66 persona në pjesën lindore të Republikës demokratike të Kongos, kumtuan sot autoritetet lokale.

Vrasjet ndodhën në rajonin Irumu, në afërsi të kufirit me Ugandën, përderisa në atë pjesë të Kongos ende po zhvillohet luftë kundër militantëve të M23, të cilët janë të mbështetur nga Ruanda.

"Rreth 30 civilë janë vrarë mes të enjtes dhe të premtes, 11 korrik, në fisin Vonkutu, në territorin Irumu, në Ituri. Në bazë të informatave nga shoqëria civile, numri i viktimave është rritur nga 31 në 66 civilë të vrarë", deklaroi Zhan Tobi Okala, zëdhënës i misionit të Kombeve të bashkuara në Ituri në Kongon lindore. ab/

Fotо: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR