• e diel, 25 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Miler e ka luajtur ndeshjen e fundit në Ligën e kampionëve në fanellën e Bajernit

Miler e ka luajtur ndeshjen e fundit në Ligën e kampionëve në fanellën e Bajernit

Mynih, 17 prill 2025 (MIA) - Ndeshja kthyese në çerekfinale të Ligës së kampionëve kundër Interit (2:2) ishte e fundit për sulmuesin e Bajernit të Mynihut, Tomas Miler në Ligën e e kampionëve si lojtar i klubit bavarez.

Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, gjermani 35-vjeçar është përshëndetur nga tifozët e bavarezëve, të cilët ishin në ndeshjen në Milano.

Në fillim të prillit u kuptua se Bajerni i Mynihut nuk do t'ia vazhdojë kontratën Milerit, e cila skadon këtë verë. Futbollisti kaloi 25 vite në klub.

Miler ka luajtur 163 ndeshje për Bajernin në Ligën e kampionëve, duke shënuar 57 gola dhe 34 asistime. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR